Kvitova, mbretëresha e Uimbëlldonit

06/07/2014 00:00

Petra Kvitova rikthehet pas 3 vjetësh mbretëresha e tenisit në Uimbëlldon.

24-vjeçarja mundi lehtësisht në finale 2-0 kanadezen Eugeni Bushard, e cila nuk arriti të përballojë forcën e rivales së saj.

Sfida mes këtyre dy tenisteve zgjati vetëm 55 minuta, duke u bërë finalja e dytë që përfundon kaq shpejt pas asaj të vitit 1983, kur Navratilova mundi amerikanen Xhekër për 54 minuta.

Ky është suksesi i dytë i tenistes çeke në turneun britanik, por gjithsesi ky triumf nuk i jep asaj vendin e parë në renditjen e përgjithshme, e cila vazhdon të mbahet nga amerikania Serena Uilliams.

Top Channel