Argjentina, pas 5 botërorësh në gjysëmfinale

05/07/2014 00:00

Argjentina del pas 24 vjetësh në gjysëmfinalet e një botërori. Pas Brazilit dhe Gjermanisë, skuadra e Lionel Messit bëhet skuadra e tretë që kthehet në pretendente reale për fitimin e këtij trofeu.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Sabeja mundi minimalisht 1-0 Belgjikën, e cila në minutat e fundit tentoi të çonte ndeshjen drejt shtesave, por pa mundur të finalizonte aksionet e saj.

Golin e fitores për Argjentinën e shënoi Higuain në fillimin e pjesës së parë. Tashmë Argjentina do të ndeshet në gjysëmfinale me fituesen e çiftit Holandë-Kosta Rikë.

Top Channel