Finalja e meshkujve në Wimbledon

04/07/2014 00:00

Novak Djokovic – Roger Federer do të jetë finalja e meshkujve në Wimbledon. Serbi mundi në gjysmëfinale 3-1 me sete Dimitrov, ndërsa zvicerani mposhti 3-0 Raonic.

Finalja në turneun britanik do të jetë përballja e 35 mes Djokovic dhe Federer, ku ky i fundit ka fituar 18 herë kundrejt 16 fitoreve të serbit.

Kjo është hera e tretë që Djokovic del në finalen e Wimbledon. 3 vjet më parë ai e fitoi këtë turne pasi mundi Rafael Nadali-n, ndërkohë që vitin e kaluar u mund nga Andy Murray. Nga ana tjetër zvicerani Federer do të tentojë të mund kundërshtarin në finalen britanike dhe të hyjë në histori, si tenisti i vetëm që e ka fituar 8 herë këtë trofe.

Top Channel