F1, Silverstone, “monolog” i Mercedesit

04/07/2014 00:00

Lewis Hamilton regjistron kohën më të mirë në provat e dyta të lira për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, në Formula 1.

Piloti britanik i Mercedes-it, e mbylli me kohën 1’34’’508 xhiron e tij më të mirë në pistën e Silverstone, duke lënë me vetëm 2 të dhjetat pas vetes, shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg.

Në vend të tretë u renditet Ferrari i Fernando Alonso-s, me më shumë se gjysmë sekondi pas liderit britanik, i cili garon në Silverstone përpara tifozëve të bashkatdhetarëve të tij. Pas spanjollit të “kokëkuqes” vijnë menjëherë dyshja e Red Bull, Ricciardo dhe Vettel, ndërsa vetëm vendi i 9 për Kimi Raikkonen.

Si gjithnjë këtë sezon, një “monolog” nga ana e dy pilotëve të Mercedes, edhe pse Hamilton zhvilloi vetëm 14 xhiro për një problem motorri.

Top Channel