David Luiz, lojtari më i mirë i Botërorit

03/07/2014 00:00

Ndeshja çerekfinale Brazil-Kolumbi do të jetë një duel mes dy lojtarëve më të mirë të Botërorit deri tani sipas FIFA-s. Bëhet fjalë për David Luiz dhe James Rodriguez.

Sipas një shkalle vlerësimi të organizmit drejtues të futbollit botëror që shkon nga 0 në 10, mbrojtësi brazilian është lojtari më i mirë me 9,79, i ndjekur nga sulmuesi kolumbian me 9,74.

Plotësojnë pesëshen më të mirë francezi Karim Benzema (9,7), holandezi Arjen Robben (9,66) dhe belgu Jan Vertonghen (9,62).

Neymar dhe Messi renditen respektivisht në vendin e gjashtë dhe të njëmbëdhjetë me vlerësime 9,59 dhe 9,45.

Top Channel