Capello do të japë llogari përpara parlamentit

03/07/2014 00:00

Kthimi në Rusi për lojtarët e kombëtares pas eliminimit që në fazën e grupeve në “Brazil 2014, por në veçanti për trajnerin e tyre Fabio Capello nuk ka qenë fare i lehtë.

Gazeta më e madhe sportive në Rusi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të teknikut italian. Vladimir Zhirinovski, udhëheqës i ultranacionalistëve, e quajti atë ‘hajdut’, gjithashtu kërkoi që të kthehen të gjitha para ose të paktën gjysma nga ato që është paguar italiani gjatë kësaj kohe që ka qëndruar në stolin rus.

Përveç këtyre probleme, trajnerit të suksesshëm italian tashmë duhet të japë llogari përpara Parlamentit rus për arsyet që çuan në eliminimin e parakohshëm, por edhe për të paraqitur projektin që ka për të ardhmen.

Don Fabio rinovoi kontratën para botërorit me këtë Kombëtare deri në vitin 2018 dhe nga 5 milion euro që përfitonte në 2012, paga e tij u rrit në 9 milion.

Top Channel