F1, Kimi: Silverstone është lotari

02/07/2014 00:00

Nga Çmimi i Madh i Britanisë, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Silverstone”, Ferrari prej sinjale përmirësimi.

Kimi Raikkonen është takuar me inxhinierët e “kokëkuqes” në Maranello. “E dimë se sa e nevojshme është të përmirësohemi, tashmë mendojmë vetëm për garën e radhës, – shpjegon finlandezi. – Pista angleze ka ndryshuar disi në vitet e fundit, por sërish më pëlqen shumë. Ka kthesa shumë të shpejta dhe përbën gjithnjë një sfidë të bukur. Shpesh herë ka reshje shiu, ndaj dhe në këto raste kthehet gjithçka në lotari”.

Në Maranello, ku Raikkonen është takuar edhe me inxhinierin e pistës, Antonio Spagnolo, dhe drejtorin teknik James Allison, është diskutuar edhe për “programin e rritjes të parashikuar garë pas gare për këtë sezon.

Raikkonen, siç shpjegohet në faqen e internetit të Ferrarit, ka ofruar të dhëna të nevojshme, të cilat mund të adresojnë sforcot e teknikëve, por edhe një analizë të parë mbi punën që është zhvilluar në njëvëndëshen e vitit 2015.

Puna paralele dhe ndarja e ideve është veçanërisht e rëndësishme përpara sezonit të ardhshëm, duke përfituar nga një stabilitet përmirësimesh për të mësuar sa më shumë të munden nga projekti aktual dhe për t’u korigjuar çdo problem teknik për të ardhmen”.

Ndërkaq, për “Silverstone”, Kimi është shprehur: “Do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme, si gjithmonë”.

Top Channel