Deschamps: Ndaj Gjermanisë, jo për hakmarrje

02/07/2014 00:00

Didier Deschamps theksoi se Franca nuk do e konsiderojë çerekfinalen e Botërorit ndaj Gjermanisë si një hakmarrje për eliminimin e dhimbshëm në “Spanjë 1982”.

“Shumica e lojtarëve të mi as nuk kishin lindur kur është luajtur ai takim. Cfarë t’i them unë? Për vete kam qenë vetëm 14 vjeç”, tha trajneri i “Gjelave” në konferencë për shtyp.

Në një gjysmëfinale të paharrueshme në vitin 1982, Gjermania barazoi në Sevilje një ndeshje që po e humbte 3-1 në shtesë dhe më pas fitoi me 11-metërsha.

Shumë tifozë mbajnë mend se në atë takim portieri gjerman Harald Schumacher goditi brutalisht me taka në gjoks mbrojtësin francez Patrick Battiston, i cili humbi dy dhëmbë dhe la fushën e lojës me një goditje cerebrale. Arbitri nuk e konsideroi as faull atë ndërhyrje duke e vazhduar lojën normalisht.

Top Channel