Kroos shpjegon skemën qesharake

02/07/2014 00:00

Thomas Muller shpjegoi ditën e martë se rënia e tij e çuditshme kur po përgatitej të ekzekutonte një goditje dënimi në ndeshjen ndaj Algjerisë ishte një truk për të mashtruar kundërshtarët.

“Ishte e menduar më parë. Për pak sa nuk funksionoi”, tha mesfushori i Bayern Munchen.

Me rezultatin 0-0, Gjermania fitoi një goditje dënimi në minutën e 88, 25 metra larg portës. Muller u bashkua pranë topit së bashku me Toni Kroos, Mesut Ozil dhe Bastian Schweinsteiger. Ky i fundit vrapoi dhe e kapërceu topin.

Më pas, Muller u nis për të goditur, por u rrëzua në gjunjë në hapat e para dhe u ngrit menjëherë duke vrapuar drejt murit mbrojtës të algjerianëve. Toni Kroos u mundua t’i dërgonte topin me një parabël të lehtë, por mbrojtësit e Algjerisë kuptuan gjithçka duke larguar rrezikun.

“E kemi praktikuar shpesh këtë skemë në stërvitje dhe gjithmonë ka funksionuar, por kur nuk del, duket idiotësi”, tha Toni Kroos.

Top Channel