Wimbledon, largohen Nadal dhe Sharapova

02/07/2014 00:00

Pas Serena Williams, largohen nga turneu i Wimbledon-it edhe dy tenistë të tjerë pretendentë, Maria Sharapova dhe Rafa Nadal.

Spanjolli u mund nga i riu Nick Kyrgios, i cili është i 144 në renditjen botërore. 19-vjeçari australian e fitoi ndeshjen 3-1 me sete dhe në raundin tjetër do të ndeshet me kanadezin Raonic.

Është eliminuar në çerekfinale edhe rusja Sharapova, e cila u mund nga gjermania Kerber.

Në turneun britanik tenistja gjermane, e 7 në renditjen botërore, fitoi 2-1 me sete ndaj një tenisteje, e cila e ka fituar këtë trofe në vitin 2004.

Pas eliminimit të Williams, Sharapova shihej nga analistët e tenisit si favoritja kryesore për të triumfuar në turneun e Wimbledon-it.

Top Channel