Pinilla bën tatuazh traversën ndaj Brazilit

01/07/2014 00:00

Sulmuesi i Kilit, Mauricio Pinilla, mund të kishte eleminuar Brazilin nga Botërori nëse goditja e tij në fund të ndeshjes nuk do të përplasej në traversë.

Një episod të tillë lojtari duket se nuk kërkon ta harrojë kurrë e për këtë arsye ka bërë tatuazh në shpatull momentin kur topi përplaset në traversën e portës së mbrojtur nga Julio Cesar.

Ndeshja përfundoi 1-1 dhe Brazili arriti të kalonte në çerekfinale vetëm pas serisë së 11-metërshave, seri në të cilën Pinilla humbi penalltinë që i ishte caktuar.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel