Mustafi i jep lamtumirën Botërorit

01/07/2014 00:00

Shkodran Mustafi i ka dhënë fund aventurës së tij me Gjermaninë në Botërorin e Brazilit. Shqiptari nga Maqedonia i cili ishte grumbulluar nga trajneri Joachim Low për të zëvendësuar të dëmtuarin Marco Reus, pësoi një dëmtim në ndeshjen Gjermani-Algjeri, e vlefshme për 1/8.

Trajneri i Gjermanisë ka konfirmuar pas ndeshjes se lojtari i Sampdorias do të duhet të qëndrojë 2-3 javë jashtë fushave. Përfundon në mënyrë të trishtë Botërori për Shkodran Mustafin, i cili kishte hequr dorë nga pushimet e tij për të realizuar ëndrrën e çdo futbollisti: pjesëmarrjen në eventin më të rëndësishëm futbollistik.

Gjithsesi, nëse Gjermania do të shpallet kampione, Mustafi do ta marrë medaljen pasi ka luajtur në kompeticion dhe mund ta quajë veten me plot gojën kampion bote.

Top Channel