Chiellini: Të shkuara, të harruara

01/07/2014 00:00

Mbrojtësi i kombëtares italiane, Giorgio Chiellini, i cili u kafshua në shpatull nga Luis Suarez në ndeshjen Itali-Uruguaj, iu përgjigj sulmuesit pasi ky i fundit i kërkoi falje publikisht në Twitter.

Lojtari i Juventusit tha që e ka harruar tashmë atë episod dhe shprehu dëshirën që FIFA t’i ulë dënimin prej 4 muajsh Suarezit.

“Të shkuara, të harruara! Shpresoj që FIFA të të ulë dënimin”, tha Chiellini.

Luis Suarez u dënua për kafshimin me 9 ndeshje pezullim nga kombëtarja dhe 4 muaj pezullim nga çdo aktivitet me klubin e tij, Liverpulin.

Top Channel