Suarez: Jam penduar thellësisht

01/07/2014 00:00

Luis Suarez ka folur për herë të parë pas kafshimit ndaj mbrojtësit Giorgio Chiellini në ndeshjen Uruguaj-Itali dhe dënimit prej 4 muash pezullim që i dha FIFA për veprimin e tij.

Sulmuesi amerikano-latin është penduar dhe nëpërmjet një komunikate që ka publikuar në Twitter, është shprehur:

Pas disa ditësh në shtëpi me familjen time kam pasur mundësinë të qetësohem dhe të mendoj për atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Italisë. Kolegu im në prefesion, Giorgio Chiellini, ishte viktimë e një kafshimi nga ana ime në atë takim. Për këtë arsye, unë jam penduar thellësisht, i kërkoj falje Chiellinit dhe të gjithë familjes së futbollit. Premtoj publikisht se kurrë nuk do të ndodhë më diçka e tillë.

Tre ditë më parë, Luis Suarez nuk e kishte pranuar kafshimin ndaj Chiellinit kur ishte pyetur nga FIFA, por sipas gazetës ‘AS’, uruguajani është bindur nga Barcelona ta bëjë diçka të tillë pasi klubi katalanas ka ndërmend ta blejë në merkaton e kësaj vere dhe kërkon nga ana e tij një “pastrim” biografie.

Top Channel