Kameruni hetohet për trukim

01/07/2014 00:00

Federata e Futbollit në Kamerun ka nisur një hetim për akuzat e bëra publike për shitje ndeshjeje të shtatë prej lojtarëve të saj gjatë Kupës së Botës në Brazil.

Pretendimet të tilla u shfaqën për herë të parë në shtypin gjerman, kur një i dënuar për trukim ndeshjesh, nga qelia parashikoi njërën rezultatin e saktë të njërës prej ndeshjeve të “Luanëve” afrikanë.

“Duam të bëjmë me dije se edhe pse nuk jemi kontaktuar ende nga FIFA për akuzat në fjalë, administrata jonë i adresoi këto shqetësime Komisionit të Etikës për të hetuar më tej cështjen në fjalë”, thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Kameruni ishte në grupin A të finaleve të Botërorit së bashku me Meksikën, Brazilin dhe Kroacinë. Afrikanët përfunduan në fund të grupit me 0 pikë duke humbur të trija ndeshjet.

Top Channel