Gjermania tremb, por në fund vendos diktatin

01/07/2014 00:00

Lojtarët gjermanë në “Brazil 2014”, por edhe tifozët e shumtë të tyre kanë vuajtur ndaj afrikanëve të Algjerisë, por në fund ia dolën dhe siguruan një vend në 8 më të mirat e botës.

Gjermania arriti të mund me rezultatin 2-1 Algjerinë, pasi 90 minutat e rregullta kishin përfunduar në barazim pa gola.

Dy ekipet dhuruan një ndeshje me ritëm të lartë, me aksione të shumta për shënim, por të dy portierët ishin në një formë të shkëlqyer dhe arritën ta mbanin rezultatin të pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt.

Menjëherë pas fillimit të 15 minutëshit të parë gjermanët arritën të shënonin me anë të Schurrle-s. Ky ishte një avantazh, i cili i çliroi të besuarit e  Low, duke rrezikuar edhe disa herë të tjera.

Në minutën e 120 Ozil dyfishoi shifrat, por kryesori i ndeshjes ende nuk i kishte rënë bilbilit dhe me t’u nisur topi algjerianët arrijnë të shkurtojnë diferencën me anët të Djabou, por tashmë nuk kishte më kohë dhe kundërshtarja e Francës në ndeshjen e 5 korrikut ishte përcaktuar, Gjermania.

Top Channel