Presidenti uruguajan: FIFA, një bandë bij k… (VIDEO)

30/06/2014 00:00

Dënimi i FIFA-s ndaj Luis Suarez sigurisht që nuk është pritur mirë nga uruguajanët dhe këtë e tregoi edhe pritja e rezervuar si hero ndaj sulmuesit që u dëbua nga botërori dhe u ndëshkua me 4 muaj jashtë fushave për atë kafshim të bërë ndaj mbrojtësit italian, Kielini.

E mes listës së 3 milion e pak uruguajanëve të pakënaqur nga ky vendim është edhe presidenti vendas, Jose Mujica. Ai njihet për thjeshtësinë dhe natyrën e drejtpërdrejtë në deklaratat publike, por këtë herë ndoshta e teproi pak.

I pyetur se ç’mendim kishte për dënimin e Suarez dhe a fajësonte për këtë FIFA-n, ai u përgjigj: “FIFA është një bandë bij k…vash”…e më pas si i zënë në faj vendos dorën mbi gojë dhe kur gazetari i thotë që do ta publikojë këtë, pa e çarë kokën shumë i thotë: Publikoje!

Top Channel