Cortana parashikon botërorin e paparashikueshëm

30/06/2014 00:00

Në këtë botëror janë parë parashikimet e specialistëve më në zë të futbollit të shëmben njëra pas tjetrës dhe as bestytnitë nuk kanë patur më shumë fat.

Oktapodi Paul në botërorin e Afrikës së Jugut arriti të jetë i saktë në 12 nga 14 parashikimet e bëra prej tij. Shifra është shumë e lartë. Askush tjetër nuk ka bërë më mirë se ai…deri më tani. Themi deri më tani sepse rekordi i të ndjerit Paul rrezikon të thyhet nga Cortana, makineria inteligjente e Microsoft.

Deri më tani ajo ka një parashikim 100 përqind të saktë. Ka gjetur fitoren e Brazilit ndaj Kilit, atë të Holandës ndaj Meksikës, të Kosta Rikës ndaj Greqisë, të Kolumbisë ndaj Uruguajit  si dhe ka parashikuar fitoren e Francës e Gjermanisë ndaj rivalëve të 1/8 dhe të Belgjikës ndaj SHBA.

Megjithatë, edhe nëse nuk gabon me Francën, Gjermaninë apo Belgjikën, Cortana çon në shtatë numrin e ndeshjeve të parashikuara dhe rekodri i Paul mbetet ende larg.

Top Channel