Meksikë-Holandë, Moreno thyen këmbën

29/06/2014 00:00

Hector Moreno theu këmbën e majtë në ndeshjen Meksikë-Holandë gjatë një dyluftimi me Arjen Robben.

Mbrojtësi i meksikanëve dhe i Espanyolit në Spanjë u dëmtua në fund të pjesës së parë pasi goditi sulmuesin holandez gjatë një aksioni.

Moreno doli me barrelë dhe u transferua menjëherë në spital.

Top Channel