Kosta Rika në çerekfinale

29/06/2014 00:00

Pas Italisë dhe Anglisë, Kosta Rika nxjerr jashtë një tjetër kombëtare europiane dhe del për herë të parë në historinë e saj në çerekfinalet e një Botërori.

Pas 120 minutave në barazim 1-1 lojtarët e drejtuar nga Jorge Luis Pinto mundën me 11-metërsha 4-2 Greqinë e cila nuk arriti të përfitojë nga epërsia numerike pas daljes mes të kuq të Duartes në minutën e 66 të ndeshjes.

Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë. Ashtu siç bën me Italinë edhe këtë herë kostarikanët shënuan në daljen e parë të vërtetë para portës kundërshtare. Autori i golit ishte kapiteni Brajan Ruiz.
 
Greqia tentoi të kundërpërgjigjet me Samaras dhe Mitroglu, por Navas nuk lejoi që sulmuesit grek t’i gëzoheshin golit. Në ndihmë të grekëve vjen edhe mbrojtësi i Kosta Rikës Duarte, i cili u ndëshkua me të kuq duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Përpjekjet e helenëve u shpërbyen atëherë kur të gjithë mendonin se kjo ndeshje do të përfundonte me fitoren e Kosta Rikës. Në minutat shtesë Soktratis barazoi shifrat dhe çoi ndeshjen drejt kohës shtesë.
 
Morali i golit të barazimit dhe epërsia numerike i mundësoi grekëve të dominonin dhe 30 minutat e kohës shtesë, por lojtarët e tyre u treguan të pasaktë para portës kundërshtare.

Në gjuatjet e 11-metërshave, lojtarët e kombëtares së Kosta Rikës u treguan më të saktë sesa kundërshtarët e tyre të cilët humbën 2 të tilla.

Tashmë, në çerekfinale lojtarët e Horhe Luis Pintos do të kenë përballë kombëtaren e Holandës, e cila me fitoren ndaj Meksikës vazhdon të tregojë se është një nga pretendentet për fitimin e këtij Botërori.

Top Channel