Tenis, eleminim surprizë i Serena Uilliams

29/06/2014 00:00

Aliz Kornet bëri suprizën në raundin e tretë në turneun e Uimbëlldonit pasi mundi Serena Uillimas, numri 1 të botës në tenis për femra.

Francezja e dominoi lojën ndaj amerikanes duke e fituar atë 2-1 me sete. Pas eleminimit para kohe në Australian Open dhe në Roland Garos, ky i fundit në Britani konfirmon momentin jo të mirë që po kalon Serena e cila e ka fituar 5 herë Uimbëlldonin.

Kjo është hera e parë që nga vitin 2005 që numri 1 i botës Serena Uilliams del kaq shpejt nga turneu anglez i tenisit.

Kaloi në 1/8 e Uimbledon edhe Roxher Federer. Zvicerani mundi në raundin e tretë kolumbianin Santiago Giraldo me rezultatin e pastër 3-0 me sete. 

Top Channel