FIFA lë Messi-n jashtë 10 më të mirëve

28/06/2014 00:00

Pas përfundimit të fazës së grupeve në “Brazil 2014”, e cila ishte e mbushur me surpriza të shumta duke u eliminuar Spanja, Itali e Anglia, tani një tjetër surprizë vjen nga FIFA.

Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka publikuar një renditje të 10 futbollistëve më të mirë gjatë fazës së grupeve, por çuditërisht në këtë listë mungojnë 2 prej golashënuesve të deritanishëm, Lionel Messi dhe Thomas Muller, të dy me nga 4 gola.

I pari është renditur kolumbiani 23-vjeçar, James Rodrigues, duke u vlerësuar me 9.79, nga 10 pikë të mundshme. Pavarësisht se Kroacia arriti të merrte vetëm një fitore në këtë Botëror, Ivan Perisiç është renditur i dyti me 9.74. Një vend mes 10 më të mirëve ishte rezervuar edhe për lojtarin me origjinë shqiptare, por që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi 3 gola në ndeshjen e fundit ndaj Hondurasit.

1- James Rodriguez, Kolumbi (9.79)
2- Ivan Perisic, Kroaci (9.74)
3- David Luiz, Brazil (9.69)
4- Karim Benzema, Francë (9.65)
5- Arjen Robben, Holandë (9.62)
6- Daniel van Buyten, Belgjikë (9.58)
7- Xherdan Shaqiri, Svicër (9.55)
8- Neymar, Brazil (9.52)
9- Thiago Silva, Brazil (9.5)
10– Mamadou Sakho, Francë (9.47)

Top Channel