Blater: Pezullimi i Suarez, i drejtë

28/06/2014 00:00

“Ajo që bëri Suarez nuk ishte e drejtë dhe vendimi ishte i merituar”,kështu e ka komentuar Presidenti i FIFA-s Joseph Blater veprimin e nxituar të sulmuesit uruguajan ndaj Giorgio Chiellini.

Blater shtoi se gjithmonë ka kërkuar lojë të ndershme, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. “Dënimi për Suarez është marrë nga 7 gjyqtarë, të cilët kanë kishin parasysh edhe të shkuarën e lojtarit”, deklaroi kreu i FIFA-s.

FIFA e pezulloi sulmuesin uruguajan me nëntë ndeshje kombëtare dhe katër muaj larg çdo aktivitetit futbollistik.

Vendimi i organizmit më të lartë të futbollit botëror mbërriti pas shqyrtimit të pamjeve të incidentit mes uruguajanit dhe mbrojtësit italian, Giorgio Chiellini. Në minutën e 80 të takimit, Suarez kafshoi në shpatullën e majtë mbrojtësin italian, në një incident që i shpëtoi vëzhgimit të gjyqtarit të takimit.

Top Channel