Valcke kritikon ashpër Suarezin

27/06/2014 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, kritikoi ashpër sulmuesin uruguajan Luis Suarez, i cili u përjashtua 4 muaj nga çdo aktivitet futbollistik dhe 9 ndeshje me kombëtaren pasi kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini.

“Suarez duhet të trajtohet. Ka nevojë për ndihmë profesionale sepse nuk është hera e parë që kafshon një kundërshtar. Nëse do të ishte hera e parë, do të bëhej fjalë për një episod, por kur bëhet rrugë, ke nevojë për terapi. Suarez ka probleme të rënda”, tha Valcke gjatë një konference shtypi ku bëri bilancin e fazës së parë të Botërorit.  

Sipas Valckes, dënimi ishte “shembullor” pasi bëhet fjalë për një gjest “të papranueshëm dhe të paimagjinueshëm në një fushë futbolli”.

“Një futbollist që luan në një Botëror duhet të jetë shembull për të gjithë. Unë nuk do i kafshoja kurrë kolegët e mi të punës në një moment nervozizmi, nuk është kështu jeta. Nuk duam që një gjë të tillë ta bëjnë fëmijët tanë”, shtoi Valcke.

Top Channel