Suarez, një hero në Uruguaji

27/06/2014 00:00

U përzu i turpëruar nga FIFA për gjestin e bërë ndaj mbrojtësit italian Xhorxho Kielini, por për bashkëkombasit e tij ai është një hero.

Mijëra uruguajanë u mblodhën në aeroportin e Montevideos për të pritur idhullin e tyre, e midis tyre nuk mungoi as presidenti i vendit, Jose Mujica.

Por pritja e tifozëve dhe e presidentit nuk zgjati shumë dhe ata nisën të shpërndaheshin menjëherë pas mësimit të lajmit se fluturimi me të cilin Suarez do të rikthehej në atdhe ishte shtyrë.

Ndërkohë në lidhje me incidentin ka folur edhe protagonisti tjetër, Kielini. Mbrojtësi italian thotë se ajo që ndodhi në fushë me Suarez u mbyll brenda fushës dhe se i vinte keq për dënimin e sulmuesit uruguajan.

FOTO GALERI
1/1
Presidenti Jose Mujica largohet pas anulimit te fluturimit te Luis Suarez

Top Channel