Largohet edhe Rusia, debuton Januzaj

27/06/2014 00:00

Botërori “Brazil 2014” ka mbyllur fazën e tij të grupeve me 2 ndeshjet e grupit H. Rusia është bërë ekipi i 7 europian i eliminuar nga ky kampionat, ndërsa për herë të parë në historinë e saj Algjeria ka kaluar fazën e grupeve.

Të besuarit e Capello-s nuk kanë arritur më shumë se një barazim 1-1 me kombëtaren afrikane. Rusët ishin të parët që arritën të kalonin në avantazh, madje që në minutën e 6 me Kokorin, por nuk mund të mbanin do të këtë avantazh pasi Slimani barazoi rezultatin në minutën e 60.
 
Belgjikë-Kore e Jugut do të ishte edhe ndeshja në të cilët do të debutonte në këtë botëror edhe lojtari me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, por pa arritur të lërë gjurmë në këtë sfidë.

Defour e la ekipin e tij me 10 futbollistë që në minutën e 44 të pjesës së parë, por megjithatë Belgjika arriti të gjejë forca dhe kaloi në avantazh me Vertonghen 12 minuta para përfundimit.

Pas këtyre dy ndeshjeve Belgjika e mbyll fazën e grupeve me pikë të plota, ndërsa ekipi i dytë i kualifikuar me 4 pikë është Algjeria, e cila në 1/8 do të jetë përball kombëtares së Gjermanisë, Belgjika ndaj SHBA-së.  

Top Channel