Skandal tek kombëtarja ganeze

26/06/2014 00:00

Kevin-Prince Boateng dhe Sulejman Muntari janë përjashtuar nga grumbullimi i Ganës disa orë para ndeshjes së fundit në grup që afrikanët do të luajnë ndaj Portugalisë.

Muntari akuzohet se ka goditur një anëtar të Federatës Ganeze të Futbollit, Moises Armah Parker, ndërsa Boatengu ka pasur një debat shumë të ashpër me trajnerin Këesi Appiah në stërvitje.

Boateng dhe Muntari zhvilluan një ndeshje shumë të mirë ndaj Gjermanisë, por Botërori i tyre ka përfunduar me kaq.

Mediat ganeze bëjnë të ditur se Muntari dhe Boateng mund të kenë qenë në krye të një rebelimi ndaj trajnerit pasi nuk kanë qenë dakord me vendimet e trajnerit gjatë ndeshjes ndaj SHBA-së.

***

Një imazh i pabesueshëm po qarkullon nga brenda kampit të Ganës, në Kupën e Botës që po zhvillohet në Brazil. Ka qenë një 24 orësh me shumë zhvillime te “Yjet e zinj”, për të cilët është mësuar shumë shpejt se kanë qenë ekipi më i shpërqendruar në këtë Botëror.

Natën e së mërkurës, një histori e çuditshme doli nga ambientet e brendshme, që raportonte se Federata ganeze e Futbollit kishte dërguar 3 milionë dollarë drejt Brazilit, në mënyrë që të shmangte një rebelim të lojtarëve të saj në skuadër.

Më pas, të enjten në mëngjes, ky lajm u trazua edhe më shumë, kur u konfirmua se yjet Sulley Muntari dhe Kevin Prince-Boateng u përjashtuan nga skuadra, teksa lojtari aktual i Milanit thuhet se akuzohet për një sulm ndaj përfaqësuesit të Federatës.

Duke qenë se ekipi i tyre është në kaos të plotë, tashmë pritet një reagim i ashpër dhe i ri, pasi mbrojtësi John Boye, i cili luan në Ligue 1 me Rennes, është kapur në foto duke puthur pjesën e tij nga 3 milionë dollarët e dhëna prej Federatës.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel