Arrestohet vrasësi në Lushnje

26/06/2014 00:00

12 orë pas vrasjes së djeshme të ndodhur në Lushnje policia arrestoi autorin e saj.

Viktima Taulant Dakla u gjet pa jetë në një kanal dhe sipas policisë autor i vrasjes është shtetasi Kujtim Daka dhe vrasja ka patur për motiv një konflikt pronësie.

Edhe vrasja e ndodhur dje në Shkodër është zbardhur dhe policia shpalli në kërkim autorin. Vrasja për Brahim Manit ka ndodhur për gjakmarrje dhe sipas policisë vrasësi është shtetasi Tarzan Prroni, 26 vjeç, nga fshati Oblik i Shkodrës.

Konflikti mes dy familjeve Mani dhe Prroni ka ndodhur në vitin 1994 me një vrasje e cila ka sjellë disa të tjera më pas.

Top Channel