Vritet në aksident 13-vjeçarja

26/06/2014 00:00

Një 13-vjeçare ka gjetur vdekjen, si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja është shënuar përgjatë rrugës nacionale, në afërsi të fshatit Petrushe, teksa vajza e mitur ishte duke kapërcyer rrugën.

Sipas të dhënave, viktima me inicialet G.T., në momentin e ngjarjes shoqërohej edhe nga nëna e saj dhe ka qenë duke kaluar nga njëri krah në tjetrin, kur është përplasur nga një mjet, i cili po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga polici dhe, sipas hetimeve, aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së mjetit.

Top Channel