Suarez kërkoi të kafshojë që në 2013 Kielinin

25/06/2014 00:00

Përplasja mes mbrojtësit të Italisë Xhorxho Kielini dhe sulmuesit uruguajan Luis Suarez një ditë më parë nuk ishte e para.

Konflikti mes tyre nis një vit më parë në Kupën e Konfederatave në Brazil, kur edhe atëherë uruguajani u përpoq ta kafshonte, por pa ia arritur qëllimit.

Në atë ndeshje të mbyllur 2-2 e më pas të fituar me 11-metërsha nga skuadra italiane, Kielini dhe Suares ishte një duel i ashpër. Dy futbollistët u kapën disa herë me fjalë e gjeste, ndërkohë që në një imazh të “ringjallur” pas episodit të së martës dhëmbët e sulmuesit uruguajan për pak sa nuk kafshojnë Kielinin në shpatullën e tij të djathtë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel