Ndeshjet e fundit të grupeve

25/06/2014 00:00

Ndeshjet e fundit në Grupin E dhe F do të vendosin edhe 3 skuadrat e tjera që do t’i bashkohen Argjentinës së Messit në turin tjetër të “Brazil 2014”.

6 pikë dhe golavarazhi i mirë në dy ndeshje ia lehtësojnë punën Francës në sfidën e fundit. Skuadra e Deshamps kualifikohet si e para edhe nëse barazon apo humb me pak gola ndaj Ekuadorit. Për të kaluar turin, Zvicra duhet të barazojë ose të mposhtë Hondurasin dhe të shpresojë që skuadra e Ekuadorit të mundet nga Franca e cila në çdo rast do të dalë e para e grupit.

Nëse të dyja sfidat përfundojnë në barazim, atëherë do të jetë Ekuadori ai që do të kalojë në raundin tjetër.

Argjentina, e cila ka 6 pikë, do të luajë ndeshjen e fundit me Nigerinë. Afrikanëve u mjafton një pikë për të vazhduar më tej rrugëtimin në Brazil. Një shans minimal ka edhe Irani. Nëse përfaqësuesja e Queiroz mund Bosnjen me 2 ose me më shumë gola diferencë dhe Nigeria mundet nga Argjetina, atëherë afrikanët kthehen në shtëpi duke ia lënë vendin e dytë Iranit.

Top Channel