Fabregas dhe Pique, zhgënjimet e Del Bosque

25/06/2014 00:00

Botërori ka përfunduar për Spanjën, por pasojat e “tërmetit” që shkaktoi ai janë të thella. Vicente del Bosque do të analizojë me qetësi atë që i ndodhi kampionëve në fuqi të botës dhe do të marrë vendime të forta.

Trajneri veteran e di që ka mbështetjen e plotë të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), por nuk pritet asnjë revolucion. Do të ketë fytyra të reja në shtator, por do të jenë të pranishëm në kombëtare edhe shumë nga ata që luajtën në Brazil.

Nga ky Botëror, dy futbollistë kanë zhgënjyer më shumë trajnerin spanjoll: Cesc Fabregas dhe Gerard Pique. Mesfushori u mërzit në ndeshjen ndaj Holandës sepse aktivizua vetëm në 15 minutat e fundit, kur ndeshja ishte 5-1 për “Tulipanët”. Më pas, Fabregas nuk është stërvitur me intensitetin e duhur gjatë seancave dhe Del Bosque i ka tërhequr vëmendjen.

Rasti imbrojtësit Pique: lojtari i Barcelonës erdhi në Botëror jo në formë të mirë për shkak të një dëmtimi në ije që e la dy muaj pushim dhe kur u la në stol ndaj Kilit pas ndeshjes së parë të dobët që zhvilloi ndaj Holandës, nuk e priti mirë vendimin e trajnerit.

Në ditët në vazhdim, edhe ai nuk u stërvit me intensitet.

Top Channel