Mondragon, gjyshi i Botërorëve

25/06/2014 00:00

Portieri kolumbian Faryd Mondragon festoi me lot në sy rekordin si lojtari më i vjetër që ka luajtur në një Botëror.

“Nuk është një rekord për mua, por për një komb të tërë dhe unë jam shumë i nderuar që pata fatin unë të jem mbajtës i tij”, tha 43-vjeçari, i cili hyri në lojë në minutën e 85 të ndeshjes që Kolumbia fitoi 4-1 ndaj Japonisë në ndeshjen e fundit të grupit C.

Deri tani, lojtari më i vjetër që ka luajtur një Botëror ka qenë kamerunasi Roger Milla, i cili në Botërorin e vitit 1994 luajti në moshën 42-vjeçare e 1 muaj.

Mondragoni kishte vendosur rekord që në momentin që ishte regjistruar për këtë Botëror, por kolumbianët donin ta shikonin në aksion pasi festoi para disa ditësh përvjetorin e tij të 43-të.

Top Channel