Klose: Dua të shënoj të paktën 3 gola

24/06/2014 00:00

Miroslav Klose, pasi barazoi Ronaldon si golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve, ka deklaruar se objektivi i tij është të shënojë të paktën edhe 3 gola të tjerë në “Brazil 2014” në mënyrë që rekordi i tij të zgjasë sa më shumë.

“Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk më intereson sa gola të tjerë do të shënoj. Jam sulmues dhe sulmuesit e kanë mendjen gjithmonë tek goli. Dua që të jem rekordmeni i Botërorëve sa më shumë të jetë e mundur”, tha 36-vjeçari në një intervistë të publikuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Sulmuesi gjerman shënoi golin e dytë në ndeshjen që Gjermania barazoi ndaj Ganës ditën e shtunë dhe barazoi 15 golat e Ronaldos në Botëror.

“Dua edhe 3 gola që ta saldoj rekordin”, tha Klose.

Top Channel