Vidhet kartela mjekësore e Schumacher

24/06/2014 00:00

Kartela mjekësore e Michael Schumacher është vjedhur nga spitali i Grenoble dhe dosja me të dhëna i është ofruar mediave të ndryshme kundrejt shpërblimeve të majme, raportuan gjatë ditës së hënë mediat ndërkombëtare.

Sabine Kehm, menaxherja dhe zëdhënësja e ish pilotit të Formula 1, konfirmoi kryerjen e vjedhjes, por deklaroi se këto dokumente nuk duhet të bëhen publike.

“Prej disa ditësh një kartel mjekësore, e pretenduar se i përket Schumacher, është duke u ofruar për shitje. Kjo është diçka e ulët. Ne do të veprojmë me të gjitha mënyrat për ta evituar publikimin e tyre”, tha Sabine Kehm.

Legjenda e Formulës 1 u aksidentua duke bërë ski më 29 dhjetor 2013 në Meribel, në Alpet Franceze dhe qëndroi për rreth 6 muaj në spitalin e Grenobles. Vetëm pak ditë më parë ai dola nga koma dhe u transferferua në një klinikë në qytetin e Lausanne-s, rreth 32 km larg nga shtëpia e tij, ku ai jeton me të shoqen Corinna dhe dy fëmijët e tij.

Top Channel