Short i vështirë për shqiptaret në Europë

23/06/2014 00:00

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka vendosur skuadra të vështira për ekipet shqiptare që do të luajnë në Kupa e Europës.

Në turin e dytë paraleminator të Ligës së Kampionëve, kampionët e Skënderbeut do të përballen me skuadrën e Bate Borisov. Një short i vështirë ky për korçarët, pasi nënkampionët e Gjeorgjisë janë një nga ekipet më të njohura të lindjes.

Bate Borisov ka marrë pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe fitorja e tyre më e bujshme është ajo ndaj Bajernit të Mynihut dy sezone më parë.

Shorti ka qenë po kaq i vështirë edhe me tri ekipet e tjera shqiptare që do të luajnë në turin e para paraeleminator të Ligës së Europës. Flamurtari do të ndeshet me gjeorgjianët e Sioni Bolnisi, Kukësi me kazakët e Kairat Almati, ndërsa Laçi do të luaj kundër sllovenëve të Rudar Velenje.

Të 3 skuadrat shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë me 3 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë në Shqipëri.

Top Channel