Brazili rrezikon me humbjen

23/06/2014 00:00

90 minutat e fundit në grupe do të vendosin përfundimisht përfaqësueset që do të vazhdojnë më tej rrugëtimin në “Brazil 2014” dhe skuadrat që do të nisen me pushime dhe do ta ndjekin pjesën e mbetur të këtij Botërori nga televizori.

Ndryshe nga botëroret e kaluara ku përballjet direkte vendosin fatin e kualifikimit të skuadrave që në fund të fazës së grupeve ishin me pikë të barabarta, këtë herë FIFA ka vendosur ta ndryshojë këtë rregull. Sipas saj, nëse dy skuadra do të jenë barazim me pikë, në fillim do të shikohet golavarazhi i skuadrave, më pas numri i golave të shënuar gjatë ndeshjeve në grupe, pikët në përballjet direkte, golavarazhi në ndeshjet direkte, numri i golave të shënuar në ndeshjet direkte dhe nëse të gjitha këto rezultojnë të barabarta, çka ka shumë pak gjasa të ndodhë, atëherë kualifikimin do ta vendosë shorti.

Grupi A

Nëse Brazili mposht Kamerunin kualifikohet si e para e grupit pavarësisht rezultatit të ndeshjes tjetër. Nëse kombëtarja e Brazilit humbet me Kamerunin, atëherë ajo duhet të shpresojë në fitoren e Meksikës ose të Kroacisë, pasi nëse kjo sfidë mbyllet në barazim, skuadra e Skolarit i jep lamtumirën Botërorit për shkak të golavarazhit. Meksikës i mjafton edhe një barazim, ndërsa Krocia duhet të fitojë që të kalojë turin.

Grupi B

Situata në grupin B është më e thjeshtë: Holanda dhe Kili e kanë siguruar biletën për në raundin tjetër dhe sfida e fundit mes tyre do të vendosë se cila do të kualifikohet si e para.  

Top Channel