Algjeria i jep leksione Koresë së Jugut

23/06/2014 00:00

Algjeria ka mundur 4-2 Korenë e Jugut në Porto Alegre, është ngjitur në vendin e dytë të grupit H pas kryesuesve të Belgjikës dhe do të luftojë për një kualifikim të papritur në ndeshjen e fundit ndaj Rusisë.

Për të kaluar fazën e grupeve skuadra e Halilhoxhiç duhet të marrë të paktën një barazim ndaj Rusisë të enjten në Kuritiba dhe të shpresojë që Korea të mos mundë Belgjikën.

Katër golat e algjerianëve u shënuan nga Slimani, Halliche, Djabou dhe Brahimi, ndërsa për aziatikët shënuan Son dhe Koo.

Top Channel