Mercedes dominon edhe në Austri

22/06/2014 00:00

Pas ndërprerjes në garën për Cmimin e Madh të Kanadasë, në Austri skuadra Mercedes i është rikthyer sërish dominimit.

Dy pilotët e skuderisë gjermane kanë zënë dy vendet e para, megjithëse në vijën e parë u nisën dy makinat Williams.

I pari që kaloi vijën e finishit ishte Nico Rosberg dhe menjëherë pas tij Lewis Hamilton. Valtteri Bottas me Williams, që fitoi pole position një ditë më parë, nuk shkoi dot më shumë se sa vendi i tretë, që gjithsesi mbetet një rezultat i kënaqshëm për të duke patur parasysh formën e dy makinave Ëilliams.

Menjëherë pas Bottas u rëndit Williamsi tjetër i Felippe Massa-s që la pas Ferrarin e Alonsos, ndërkohë që kampionin në fuqi, Sebastian Vettel e tradhëtoi makina që në xhirot e para të garës.

Ai që bëri një garë perfekte në Cmimin e Madhe të Austrisë ishte Hamilton, që nga vendi i 10 i nisjes, arriti të rekuperojë plot 8 vende dhe madje të kërcënojë shokun e tij të skuadrës në fundin e garës.

Pas kësaj gare, Nico Rosberg vazhdon të jetë në krye të rënditjes së përgjithshme për pilotë me 165 pikë duke lënë pas Lewis Hamilton me 136, ndërsa sa i përket skuderive Mercedes thuajse është shkëputur me 301 pikë duke lënë pas Red Bulll me 143 dhe Ferrari me 98.

Formula 1 rikthehet pas dy javësh në garën për Cmimin e Madh të Britanisë.

Top Channel