Klose eklipson barazimin e Gjermanisë

22/06/2014 00:00

Miroslav Klose pushton mediat botërore dhe lë në hije barazimin e vështirë të Gjermanisë ndaj Ganës.  Goli i 36-vjecarit e ka vendosur atë se bashku me Ronaldon në majën e golashënuesve më të mirë në historinë e botëroreve me 15 gola.

Ka qenë pikërisht fenomeni brazilian ai që nëpërmjet rrjetit social Tëitter e ka uruar atë në 2 gjuhë. “Klose, mirë se erdhe në klub. Mund ta imagjinoj lumturinë tënde! Cfarë botërori i bukur!”

Prestigjozja gjermane Bild i ka kushtuar faqen e parë, sulmuesit i cili kërkon të hyjë në historinë e futbollit botëror. Momenti kur Klose bën si gjithnjë akrobacinë e tij pas golit është fotoja kryesore e faqes së parë të kësaj gazete, ndërkohë që titull është: “Faleminderit veteran!” Në brendësi të kësaj gazete shkruhet se 36-vjecari ka ende kohë për t’u shndërruar i vetëm në legjendën e botëroreve.

Golashënuesi gjerman ka marrë lëvdata nga Spanja, Franca, Brazili, Anglia apo edhe Amerika e largët. Titulli kryesor i Marca-s është : “Gjermania legjendën e vet”.  Shkrimin për këtë rekord të Kloses sportivja franceze “France Football” e ka titulluar thjeshtë: “Klose Barazon Ronaldon”. Fama e Miroslav Klose ka dalë në faqen e parë edhe të New York Times e cila ka për titull “Gjermania barazon me Ganën ashtu sic Miroslav Klose barazon rekordin e golave”.

Me golin ndaj Ganës Miroslav Klose bëhet futbollisti i tretë pas Peles dhe Seeler që shënon në 4 botërore të ndryshme.

Top Channel