Argjentina, fitore modeste ndaj Iranit

21/06/2014 00:00

Lionel Messi shënoi golin e fitores përballë Iranit dhe i dhuroi Argjentinës kualifikimin për në raundin tjetër të Brazil 2014.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Alehandro Sabeja vuajti shumë përballë Iranit, skuadër e cila në disa raste u tregua e rrezikshme dhe ishte shumë pranë shënimit të golit të avantazhit.

Atëherë kur të gjithë mendonin se kjo sfidë do të përfundonte në barazim pa gola, në minutën e ‘91 Leo Messi mposhti portierin Ali Rëzahaxhiç, i cili deri në ato momenti kishte thyer të gjitha tentativat e argjentinasve për të çuar topin në rrjetë.

Me këtë fitore Argjentina ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Irani mbetet me 1 pikë. Sfida e mbrëmjes mes Bosnjes dhe Nigerisë do të mbyllë dhe ndeshjet e dyta në grupin F.

Top Channel