F1, Williams befason në Austri

21/06/2014 00:00

Williams ka befasuar në provat zyrtare për Cmimin e Madh të Austrisë duke zënë dy vendet e para të nisjes me Felipe Masan dhe Botas.

Piloti brazilian, ish-pilot i Ferrarit, regjistroi kohën 1 minuta 8 sekonda e 759 të qindëtat duke i rrëmbyer në sekondat e fundit vendin e parë shokut të skuadrës Valteri Botas, që do të niset i dyti në garën e së dielës.

Ai që mbrojti nderin e Mercedes ishte Nico Rosberg që u rëndit menjëherë i treti, ndërkohë që Hamilton falë edhe dy gabimeve të tij të njëpasnjëshme do të niset nga vendi i 10të.

Kjo është gara e tetë e këtij kampionati të Formula 1, gjashtë të fituara nga Mercedes dhe një nga Red Bull. Gara zhvillohet të dielën në orën 14:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel