Mediat “kryqëzojnë” Italinë

21/06/2014 00:00

Mediat italiane e kanë cilësuar si fatkeqësi kombëtare humbjen e turpshme të Italisë ndaj Kosta Rikës.

Gianni Riotta, analisti sportiv i të përditshmes “La Stampa”,  ka shkruar se entuziazmi i botërorit iku pas fitores së Kosta Rikës, ndërkohë që përvec kësaj loja e skuadrës së Prandellit e ka dëmtuar imazhin e vendit tonë në botë.

Kritikat në adresë të lojtarëve italianë nuk i kanë kursyer edhe gazetarët e “La Gazzetta dello Sport” sipas të cilëve futbollistët u shfaqën shumë të lodhur dhe nervozë.

Në faqet e brendshme të kësaj të përditshmeje shkruhet se fitorja e Kosta Rikës ishte një mësim i mirë që ata i dhanë stafit tonë nga ana taktike dhe nga ajo e mentalitetit.

Humbja e Italisë ka patur reagime edhe në mediat angleze, të cilat prisnin fitoren e skuadrës së Prandellit për t’i mbajtur të gjalla deri në ndeshjen e fundit shpresat për ndonjë mrekulli. Mediat britanike i kanë kujtuar të gjithë lojtarëve se tashmë janë pjesë e historisë së futbollit anglez, por në kuptim negativ.

Ata së bashku me trajneri Hodgson do të mbahen mend si kombëtarja e parë angleze që eleminohet nga një kupë bote pas 2 ndeshjesh.  Ndërkaq gazetat kanë sulmuar edhe federaten angleze të futbollit, e cila 35 minuta pas humbjes së Italisë konfirmoi se Roy Hodgsonin do të vazhdojë të jetë në krye në kombëtares.

Për DailyMail ky vendim është një indiferentizëm alla-Blater që drejtuesit e federatës i bëjnë tifozëve të kombëtares të cilët donin me cdo kusht largimin e 66-vjecarit.

Top Channel