Teste antidoping për 7 lojtarë të Kosta Rikës

21/06/2014 00:00

Menjëherë pasi Kosta Rika arriti një fitore historike ndaj Italisë, 7 prej lojtarëve të saj janë thirrur për të kryer testet antidoping, bëjnë të ditur mediat lokale braziliane.

Në përgjithësi lojtarët të cilët i nënshtrohen testeve të tilla nga FIFA janë 2 ose 3 për një ekip, por këtë herë, ndoshta forma e mjaft e mirë fizike e treguar nga këta lojtarë i ka bërë zyrtarët e FIFA-s të dyshojnë.

Lojtarët të cilët i janë nënshtruar kontrollit janë Bryan Ruiz, Michael Barrantes, Keylor Navas, Celso Borges, Christian Bollano, Marco Urene dhe Diego Calvo.

Përfaqësuesit e klubit të Kosta Rikës janë shprehur të shqetësuar, pasi këto kontrolle mund të zgjasin shumë dhe mund të detyrojnë këta lojtarë të bashkohen me ekipin vetëm një ditë më pas.

Top Channel