Prandelli justifikohet me kushtet klimaterike

21/06/2014 00:00

Për humbjen e papritur ndaj kombëtares së Kosta Rikës, tashmë surprizë në këtë botëror, trajneri i Italisë, Cesare Prandelli justifikohet me kushtet klimaterike të papërshtatshme për lojtarët axurrë.

“Ne vuajmë në këto kushte klimaterike, gjithsesi kjo humbje duhet të lihet pas krahëve, të mendojmë për ndeshjen me Uruguain”, ka thënë Prandelli.

Trajneri i Italisë e ka vlerësuar fizikun dhe organizimin e lojës të kundërshtarit që e mundi 1-0, ndërsa kërkon të harrohet kjo humbje.

“Kosta Rika është një ekip me një përgatitje fizike mjaft të mirë, gjithashtu ata organizohet mjaft mirë në sulm. Megjithatë ne tashmë kemi edhe një tjetër shans, duhet të grumbullojmë të gjitha energjitë ndaj Uruguait. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, shtoi Cesare Prandelli.

Top Channel