Ekuadori mund Hondurasin dhe shpreson ende

21/06/2014 00:00

Ekuadori ka arritur të mund 2-1 kombëtaren e Hondurasit duke shpresuar ende për një kualifikim të mundshëm.

Dy ekipet kanë zhvilluar një 90 minutësh me një ritëm të lartë loje, duke krijuar raste të shumta për shënim, por në fund ekuadorianët ishin më të saktë duke marrë 3 pikët.

Hondurasi shënoi i pari me anë të Costly në minutën e 31, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 3 minuta pasi Valencia riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë ekuadorianët ishin më kërkues dhe përpjekjet e shumta të tyre u shpërblyen në minutën e 65-të, sërish me Valencian, i cili realizoi golin e dytë në këtë ndeshje dhe të tretin në këtë botëror.

Pas këtij takimi të dyja ekipet janë ende në lojë për të kaluar grupin. Ekuadorianët do të luajnë ndaj Francës, një fitore e tyre do t’i kualifikonte për më tej. Ndërsa Hondurasi do ta ketë mjaft të vështirë, pasi shpreson në një fitore të Francës dhe duhet të mund me 2 gola diferencë kombëtaren e Zvicrës.

Top Channel