Botërori, Kosta Rika befason Italinë

20/06/2014 00:00

Itali – Kosta Rika përfundon 0-1. E pabesueshme, por e vërtet. Mbi të gjitha, rezultati më i drejtë, pasi kostarikanët e merituan fitoren.

Sfida që duhej të shënonte festën e “axurrëve” për kualifikimin në 16-shet e Botërorit, përfundon me një goditje të rëndë dhe rrezikun që “të kaltrit” të mbeten jashtë, ndërsa Kosta Rika është ekipi që siguron kualifikimin për në raundin e ardhshëm.

Nga ekstaza me anglezët, te rrënimi i Recife-së, ku të gjithë janë disi fajtorë, duke nisur nga Prandelli te Balotelli.

Sa i përket ndeshjes, vendosi një gol i shënuar nga Ruiz në minutën e 44-t të pjesës së parë. Për Italinë tashmë mbetet sfida decizive me Uruguajin, i cili ditën e enjte mposhti Anglinë me 2 gola të Suarez.

Top Channel