Përse qau mesfushori i Bregut të Fildishtë?

20/06/2014 00:00

Kanë bërë xhiron e botës imazhet e Geoffroy Serey Die, 30 vjeç mesfushor
i Bregut të Fildishtë  i cili ka shpërthyer në lot gjatë himnit në
ndeshjen me Kolumbinë. Më pas ai është ngushëlluar nga shokët e tij të
skuadrës për të kaluar këtë moment emocional.

Ky episod është bërë temë diskutimi dhe shumë nisnin të pyesin se përse shpërtheu në lot futbollisti? Shpejt u përhap lajmi se atij i kishte vdekur i ati vetëm dy orë para ndeshjes me Kolumbinë.  Por sqarimi ka ardhur nga vetë mesfushori i Bregut të Fildishtë i cili ka thënë, “ emocioni kishte të bënte me faktin e prezantimit të vendit tim në arenën botërore të futbollit dhe jo për vdekjen e babait, një ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2004”.

Bregu i Fildishtë humbi në takimin e së enjtes ndaj Kolumbisë me rezultatin 2-1.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel