Greqia me 10 lojtarë i reziston Japonisë

20/06/2014 00:00

Kombëtarja e Greqisë ka arritur të marr një barazim me mjaft vlera ndaj Japonisë, duke pasur ende shpresa për një kualifikim të mundshëm për më tej.

Japonezët që në fillim të ndeshjes ishin më kërkues duke tentuar disa herë të gjenin rrjetën, ndërsa kombëtarja e Greqisë kërkonte më shumë të mbrohej dhe me anë të kundërsulmit të shkonte te goli.

Në minutën e 38 të takimit  Katsouranis u detyrua të largohej nga fusha e lojës, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin e tij për më shumë se 50 minuta me 10 lojtarë.

Të besuarit e Zaccheroni-t u hodhën me të gjitha forcat në sulm për të gjetur golin e avantazhin, por nuk ia arritën qëllimit pasi grekët u mbrojtën mirë deri në fund të ndeshjes edhe pse me një lojtar më pak.

Pas këtij barazimi duhet të presim përfundimin e ndeshjeve të treta në këtë grup për të mësuar ekipin e dytë të kualifikuar.

Top Channel