Kolumbia mund B. e Fildishtë, kalon grupin

19/06/2014 00:00

Pas Holandës dhe Kilit është përfaqësuesja e Kolumbisë që ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër në Brazil 2014. Përfaqësuesja e drejtuar nga Pekerman mundi 2-1 kombëtaren e Bregut të Fildisht duke e mbyllur cështjen e kualifikimit që në ndeshjen e dytë në grup.

Pas një pjesë të parë të barabartë në lojë dhe në rezultat, përfaqësuesja kolumbiane kaloi në avantazh në minutën e 64 me Rodriguez, ndërkohë që 6 minuta më vonë, Kuintiero dyfishoi rezultatin pas një kundërsulmi shumë të shpejtë të skuadrës së Pekerman.

Lojtarët nga Bregu i Fildishtë shtuan presionin në portën kundërshtare, por përpjekjet e tyre u shpërblyen vetëm me një gol të Gervinjos.

Tashmë ekipit afrikan ku luajnë Drogba dhe Jaja Ture, do t’i mjaftojë dhe 1 pikë ndaj Greqisë në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar për në raundin tjetër të kupës së Botës.

Top Channel